Abdixhiku: Qeveria e ardhshme do t’i ketë vetëm 12 ministri

18:37 | 18 Shtator 2019
L G

Lumir Abdixhiku, kandidat nga lista e LDK-së, duke shpalosur pikat e programit elektoral, ka nënvizuar që qeveria e ardhshme e Kosovës do t’i ketë vetëm 12 ministri.

Ai ka shtuar se LDK si parti e spektrit të djathtë beson në një qeveri të vogël dhe efikase dhe se fuzionimi i ministrive aktuale do të bëhet me qëllim që të rritet efikasiteti dhe koordinimi mes tyre.

Andaj, qeveria e udhëhequr nga Vjosa Osmani do të bëjë zvogëlimin e numrit të ministrive qysh në ditët e para të qeverisjes, sipas Abdixhikut.

Sipas tij, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe ajo e Diasporës do të shndërrohen në një ministri të vetme.

Ngjashëm, ai ka shtuar se Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Inovacionit si dhe ajo e Zhvillimit Rajonal do të shndërrohen në një dikaster të vetëm qeveritar.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme