Sulmuesi shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri pranon ambiciet e tij për të fituar Ligën Premier me klubin nga Anfield.
Reprezentuesi zviceran ishte pjesë e ekipit të Liverpoolit që fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Por, anësori sulmues shqiptar nuk dëshiron të kënaqet vetëm me fitimin e kurorës evropiane gjatë karrierës së tj te Reds.
Shaqiri ka pranuar se trofeu i Ligës Premier është trofeu që është më e etur për të fituar.
“Ndihem shumë rehat këtu. Kemi një trajner të shkëlqyeshëm, një klub të shkëlqyeshëm. Ndjehemi si një familje”.
“Shpresoj se mund ta sjellim Ligën Premier në Liverpool pas 30 vjetësh”, ka thënë Shaqiri për Telefoot.
Ndryshe, Liverpooli është momentalisht lider këtë sezon në Ligën Premier, me pikë të plota pas pesë ndeshjeve të para. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...