Google ADS

Zjarr në një shkollë, dhjetëra viktima

15:21 | 18 Shtator 2019
Arbresh.info

Të paktën 27 fëmijë në Liberi kanë humbur jetën si pasojë e zjarr në shkollë, bën të ditur policia.

Zëdhënësi i policisë Moses Carter tha për Euronews që zjarri shpërtheu gjatë natës në shkollën me konvikt, transmeton portali arbresh.info.

Ai tha se ishte një shkollë islamike ku fëmijët mësonin Kuranin.

Carter tha se dy nga të mbijetuari janë duke u trajtuar në spital.

Për momentin nuk ka informacione lidhur me shkaktarin e këtij zjarri.

“Kjo është një kohë e vështirë për familjet e viktimave dhe të gjithë Liberisë,” tha në Twitter presidenti i vendit afrikan perëndimor, George Weah./arbresh.info/

https://twitter.com/GeorgeWeahOff/status/1174262960249851914

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme