Turqia si vend mik do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha proceset, e veçanërisht në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik, 

Kështu deklaroi sot konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Serdar Özaydın gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin e parë  të Kosovës, Behgjet Pacolli me të cilin u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, përcjellë arbresh.info

Pacolli vlerësoi lart marrëdhëniet ndërshtetërore mes dy vendeve, duke shtuar se Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat, në mbështetje të lirisë, të pavarësisë dhe tani në mbështetje të forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të shtetit demokratik të Kosovës./arbresh.info