Në Komunën e Aerodromit, persona të panjohur kanë vënë flakën pesë kontejnerëve për mbledhjen e mbeturinave. Kontejnerët e djegur janë shkatërruar tërësisht dhe janë të papërdorshëm.
Krahas dëmit financiar që i është shkaktuar N.P. “Higjiena Komunale”-Shkup, këto incidente shkaktojnë probleme të mëdha gjatë hedhjes, mbledhjes dhe transportit të mbeturinave.
N.P. “Higjiena Komunale”-Shkup apelon të ndalojë vandalizmi dhe shkatërrimi i enëve për hedhjen e mbeturinave, që ekipet e Ndërmarrjes me kohë të mund të kryejnë detyrat e punës në terren sipas planit Operativ për punë.
Të gjitha rastet janë paraqitur te organet kompetente dhe do të ndërmerren masa përkatëse për gjetjen dhe sanksionimin e kundërvajtësve./alsat
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’