Parlamenti Evropian (PE) vlerëson se çështja e Kashmirit duhet të zgjidhet përmes dialogut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së në Strasbourg, pas një kohe të gjatë ka ardhur sërish në rendin e ditës problemi i Kashmirit mes Indisë dhe Pakistanit.
Ministrja për çështjet e BE-së e Finlandës e cila ka presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, Tytti Tuppurainen, në fjalimin e saj të mbajtur në seancën për Kashmirin tha se duhet të shmanget një konflikt i ri në rajon.
Ajo i ka bërë thirrje Pakistanit dhe Indisë që të gjejnë një zgjidhje paqësore dhe politike si dhe ka theksuar se kjo është rruga e vetme për t’i dhënë fund destabilitetit në rajon.
“Krahas qasjes në shërbimet themelore në rajon duhet të rindërtohet sërish liria e udhëtimit dhe komunikimit. BE do të vazhdojë të ndjekë nga afër situatën”, është shprehur Tuppurainen.
– Heqja e statusit të veçantë të Xhamu dhe Kashmirit
India më 5 gusht duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu dhe Kashmirin në territorin e dy njësive.
Pas vendimit forcat indiane të sigurisë në Xhamu dhe Kashmir intensifikuan operacionet e rendit dhe presionet mbi popullatën, ndërprenë linjat e komunikimit si dhe arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e të gjitha partive lokale në rajon.
Që nga viti 1947, kur India fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe, Xhamu dhe Kashmiri ishte në një pozitë të privilegjuar të miratonte ligjet e veta. Ky status i veçantë përfshinte edhe ligjin e shtetësisë, i cili nuk lejonte që të huajt të vendoseshin dhe të përfitonin pronë në rajon.
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një takimi të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, u shpreh se mund të bëhej ndërmjetës mes dy vendeve, por më pas nuk ka hedhur ndonjë hap konkret.
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...