Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar punimet në Klinikën e Neurologjisë ku për herë të parë Kosova po bëhet me një qendër e cila trajton sulmet në tru.
Sulmet në tru janë shkaktari i dytë kryesor i vdekjeve dhe shkaku i tretë kryesor i paralizës.
Me këtë rast, ministri Ismaili ka thënë se kjo qendër, e cila po bëhet për herë të parë në Kosovë, do të jetë një nga projektet më të mëdha e cila do shpëtoj qytetarët tanë nga vdekja dhe paraliza.
” Sot kemi ardhur ta vizitojmë dhe tash po punojmë për përmirësimi gjendjen e reparteve. Për herë të parë pacientet nuk kanë nevojë me shku dhe me shpenzu jashtë Kosove”, ka thënë ai.
E drejtori i SSHKUK-së, Basri Sejdiu tregoj se çka do të përfitojnë pacientet nga këto pajisje.
“Jemi ne vend ku po përgatitemi për një projekt te mirëfilltë për sulmin në tru. Këto pajisje janë një nga lajmet me te mira që sulmi në tru të trajtohet edhe në Kosovë”, ka thënë ai.
Ndërsa Nexhmedin Shala, drejtor i neorologjis, tha se janë të përanditur për këto pajisje.
” Është një procedurë mjekësore e re jemi ne finalizimin e punëve. Do vinë aparatura të tjera., ne jemi të përgatitur për Tromboliz apo infrakt akut ne tru. Tashmë pacientet nuk do të dalin jashtë Kosovës”, ka shtuar ai.
Në këtë projekt janë investuar mbi 1.3 milion euro në pajisje dhe infrastrukturë.
Kjo është qendra e parë në rajon e këtij lloji që ka të gjitha shërbimet e integruara./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet