Google ADS

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE të premten shpalos detajet

11:51 | 18 Shtator 2019
Arbresh Info

Viola von Cramon-Taubadel, e cila është anëtare e Parlamentit Evropian dhe njëherësh edhe Kryesuese e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, në këtë të premte do të jetë në Kosovë për t’i shpalosur të gjitha detajet në lidhje me misionin e BE-së në vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 6 tetor, përcjellë arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017 ky mision kishte gjetur se procesi zgjedhor u ndikua negativisht nga listat e pasakta të zgjedhësve që janë të ndjeshme ndaj mashtrimit,  një sistem kryesisht me të meta për votimin jashtë Kosovës.

Sipas tyre këto çështje kërkojnë vullnet politik dhe angazhim për të kryer reformat e nevojshme.

Ky mision kishte gjetur se në zonat me shumicë serbe të Kosovës, procesi i zgjedhjeve u dëmtua nga frikësimi dhe raste dhune nga brenda komunitetit serb të Kosovës kundër kandidatëve dhe votuesit, si dhe reagimi i pamjaftueshëm nga prokurorët dhe policia.

“Kjo ngre pyetje mbi besueshmërinë e procesit demokratik në ato pjesë”, thuhej në raport shkruan arbresh.info.

Vëzhguesit e BE kishin gjetur se ka patur incidencë të lartë e votimit në familje, raste të ndihmës abuzive të votuesve dhe prania e tepërt e vëzhguesve nga dy subjekte politike në kundërshtim me ligjin. Ata kishin rekomanduar edhe tranim më të mirë për stafin e numërimit të votave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme