Mjekët janë shumë të pakujdesshëm nganjëherë. Kjo po u kushton me jetë pacientëve. E për këtë shkak a japin përgjegjësi ata.
Çdo vit, 2.6 milionë njerëz vdesin në shtetet me të ardhura të mesme dhe të ulëta për shkak të pakujdesive gjatë kujdesit shëndetësor, sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Agjencia shëndetësore është duke shpresuar rritë vetëdijesimin për këtë çështje duke lansuar një kampanjë solidarizuese me pacientët në Ditën Botërore të Sigurisë së Pacientit, më 17 shtator.
“Askush nuk duhet të dëmtohet gjatë kujdesit shëndetësor.
Dhe, pavarësisht kësaj, në botë të paktën 5 pacientë vdesin çdo minutë për shkak të pakujdesive”, ka deklaruar Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor gjeneral i OBSH-së.
Sipas ekspertëve, gabimet më të zakonshme ndodhin në diagnozë, përshkrim dhe përdormi të medikamenteve.
Vetëm kostoja e përshkrimit të medikamenteve të gabuara e kap shifrën prej 42 miliardëve dollarë në vit.
Në anën tjetër edhe procedurat e pasigurta kirurgjike rezultojnë në 1 milion vdekje gjatë ose menjëherë pas ndërhyrjeve çdo vit.
Organizata e thekson se kjo është e papranueshme dhe kërkon veprim të menjëhershëm nga të gjitha shtetet për ta zvogëluar këtë shifër.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...