Në momentin kur futbollistët e Borussia Dortmundit dhe Barcelonës dolën në fushën e lojës, tifozët e klubit gjerman në stadiumin “Signal Iduna Park” e shkruan akronimin e klubit të tyre duke hedhur letra të vogla në ajër.
Skuadra e Lucien Favre është njëra ndër klubet më të dashura nga tifozët e futbollit, falë edhe tifozëve të zjarrtë të klubit, që e mbështetin klubin e tyre me performanca mbresëlënëse në tribuna, transmeton Gazeta Express.
“Signal Iduna Park” është bërë një stadium me famë botërore, për shkak të “Murit të Verdhë”, ku rreth 25 mijë tifozë qëndrojnë në këmbë dhe bëjnë atmosferë gjatë çdo ndeshjeje në shtëpi të Dortmundit.
Sa herë që një klub i madh e viziton Dortmundin, “Muri i Verdhë” e dëshmon veten sërish dhe kjo gjë ndodhi edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës mbrëmë.
Videot dhe fotografitë e performanës së tifozëve të Dortmundit para se të niste ndeshja mes dy klubeve u bënë virale në rrjete sociale.
https://twitter.com/matt_4d/status/1174049483904159751
https://twitter.com/GMS__Football/status/1174038135019360258
https://twitter.com/AwayDays_/status/1174039110614421505
Haradinaj takon kryetarin e “Vatrës”, kërkon ndihmë për inte...
Sylvinho: Çekia dhe Ukraina janë kundërshtarë të fortë, stad...
Vitia i uron shërim të shpejt Kusari-Lilës, i bashkohet thir...
Erdogan: Trump t’i kërkojë Izraelit të ndalojë luftën në Gaz...
Pesë të hospitalizuar, 62 të arrestuar pas sulmeve ndaj tifo...
KQZ merr vendim që numri i qendrave të votimit të jetë rreth...