Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar ku po hetohen shkeljet e pretenduara nga presidenti Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.
Në rendin e ditës është përcaktuar edhe pika për zgjatjen e punimeve të këtij Komisioni, deri në daljen e opinionit nga Komisioni i Venecias mbi dekretin e Metës.
Por deputeti i opozitës parlamentare, Adriatik Alimadhi ka kërkuar mbylljen e komisionit pasi Presidenti, sipas tij, nuk ka kryer asnjë shkelje.
“Ky komision nuk duhet të vazhdojë sepse nuk kemi elementet për të vazhduar me hetimin ndaj Presidentit sepse nuk kemi shkelje të rëndë. Presidenti nuk ka bërë ndonjë marrëveshje që prek të drejtat e qytetarëve të këtij vendi”, tha Alimadhi.
Kjo kërkesë është refuzuar menjëherë nga socialisti Ulsi Manja, kryetar i komisionit, i cili tha se është kërkuar zgjatja e punimeve të komisionit me të paktën dy muaj./TCH
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?