Google ADS

Cana së shpejti baba për herë të dytë

10:20 | 18 Shtator 2019
Arbresh.info

Ditë më parë u dha lajmi në media se ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, dhe bashkëshortja e tij, Monica Ercoli, do të bëhen sërish prindër.

Ata publikuan një fotografi të përbashkët në ashensor, në InstaStory, ku futbollisti shfaqej me duart mbi barkun e rrumbullakosur të bashkëshortes.

E së fundmi, teksa Cana po shfaqej në televizor në një nga intervistat e tij televizive, bashkëshortja e tij po e ndiqte përmes ekrani, kur vendosi të zbulojë gjininë e foshnjës.

“Është vajzë”, ishte mbishkrimi i fotografisë që Monica hodhi në InstaStory, ku shfaqej burri i saj gjatë intervistës.

Përndryshe, çifti janë prindër edhe të një djali katër vjeçar, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Bojken.

Shumë shpejt, ata tashmë do të jenë prindër edhe të një vajze.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme