Liga e Kampionëve sjell derbi edhe sonte: Real Madridi përballet me PSG, Juventusi me Atleticon

09:44 | 18 Shtator 2019
Arbresh Info

Tetë ndeshjet e fundit të xhiros së parë të fazës së grupeve të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen sonte dhe, si në rastin e tetë ndeshjeve të para, edhe këtë herë futbolli evropian sjell derbi interesant.

Përderisa të martën në mbrëmje klube si Barcelona, Liverpooli, Chelsea, Interi e Dortmundi i zhvilluan ndeshjet e tjera, sonte e kanë radhën disa ndër favoritet e tjera, si Real Madridi, Juventusi, Atletico Madridi, Paris Saint-Germaini, Bayern Munichu e Manchester City.

Grupi A

Grupi A e sjell njërin ndër derbit më interesant të kësaj nate, pasi që kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini, do të përballet me klubin më të trofeshëm evropian, Real Madridin, në orën 21:00 në Parc des Princes.

Në këtë ndeshje, parisienët vijnë me skuadër të gjymtuar, pasi që Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani janë të lënduar, ndërsa Neymari është i pezulluar nga UEFA për shkak se i kishte ofenduar gjyqtarët gjatë edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve.

Mungesa ka edhe në skaudrën e Zinedine Zidane, të cilit i mungojnë Isco e Luka Modrici për shkak të lëndimeve, ndërsa Nacho dhe Sergio Ramosi janë të suspenduar qysh nga edicioni i kaluar i Ligës së Kampionëve.

Asnjëra skuadër nuk ka qenë shumë bindëse në javët hapëse të sezonit të ri, 2019/20, mirëpo Real Madridi konsiderohet favorit në këtë ndeshje për shkak të mungesave të mëdha të PSG-së në fazën e sulmit.

Grupi B

Edhe ky grup sjell ndeshje interesante për tifozët e futbollit pasi që finalisti i sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, Tottenhami, do ta nisë rrugëtimin jashtë shtëpisë, me ndeshjen kundër Tottenhamin. Ndërsa, kampioni gjerman, Bayern Munichu, e pret klubin serb Crvena Zvezdan në shtëpi.

Grupi C

Manchester City është favoriti në këtë grup dhe skuadra e Pep Guardiolës pritet ta dëshmojë këtë gjë qysh në ndeshjen e parë, kur përballet me Shakhtar Donetskin.

Grupi D

Ky grup e sjell derbin tjetër të kësaj nate, mes Atletico Madridit dhe Juventusit. Dy skuadrat u përballën edhe në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve, kur Cristiano Ronaldo e shënoi një het-trik për ta eliminuar në mënyrë tronditëse skuadrën e Diego Simeones. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme