Lider i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka pretenduar se në rast të ardhjes së kësaj partie në qeverisjen e vendit, valutën e cila aktualisht është euro, do të tentojnë ta kthejnë në Lekun Shqiptar.
Ekonomistët vlerësojnë se një gjë e tillë përveçse është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës, do të shkaktonte çrregullime në ekonominë e Kosovës dhe xhepin e qytetarëve të saj.
Ekspert i çështjeve ekonomike Musa Limani, duke thënë se e kupton Albin Kurtin shumë mirë, deklaroi se një gjë e tillë nuk është e mundur ngase të njëjtën valutë nuk mund ta përdorin dy shtete të ndryshme, por, edhe nëse do të ndodhte diçka e tillë do të shkaktonte efekte negative në ekonominë e Kosovës, ngase të vështirësonte tregtinë tonë me vendet e BE-së.
“S’ka dyshim se, shqiptarëve iu bënë padrejtësi të mëdha. Andaj, unë e kuptoj shumë drejtë Vetëvendosjen, përkatësisht z. Albin Kurti për konceptin e tij për ribashkim kombëtar. Ndryshimi i çfarëdo elementi te shtetësisë së tanishme të Republikës se Kosovës, nuk mund të bëhet pa ndryshimin e Kushtetutës.
Limani përmend disa nga arsyet se pse ndryshimi i euros si njësi monetare e Republikës së Kosovës në Lekë:
Së pari, nga aspekti juridik nuk mund të bëhet konvertimi e euros në leke, sepse është ne kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ndryshimet Kushtetuese paraqesin procedurë të tërë juridike dhe nëse vjen deri te kjo duhet bëre shume ndryshime, jo vetëm valutën.
Së dyti, nuk mund te kenë te njëjtën valute dy shtete edhe pse jemi një komb. Nëse si njësi valutore të Kosovës e bëjmë lekun, ai duhet të jetë ndryshe nga leku i Shqipërisë. Ne këtë rast ai do te duhej te quhej: Leku i Kosovës. Ne botë kemi shumë raste që një valutë me te njëjtin emër është valute e disa shteteve. P.sh. dollari, është në shumë vende si njësi monetare, por dallon nga dollari amerikan. Kështu, njësi monetare në Kanada e kemi dollarin, por quhet: dollari kanadez etj.
Së treti, nga aspekti ekonomik, ky ndryshim valutor do të ketë reperkusione të shumë fishta negative për ekonominë dhe qytetaret e Kosovës. Tani, kur euron e kemi si njësi monetare, me rastin e transaksioneve ekonomike, me të gjitha vendet e BE-së që janë në euro zone, si dhe me Malin e Zi, nuk kemi nevoje te bëjmë konvertim valute, pra paraqet një lehtësi shume te madhe për bizneset tona ne tregtinë e jashtme me këto vende. Kjo na i lehtëson qasjen e bizneseve të Kosovës ne tregun e përbashkët evropian. Për këtë qellim, Mali I Zi, ende pa u bere anëtare e BE, si njësi monetare e bëri euron.
Së katërti, niveli i ulët ekonomik i Kosovës, e ka vështire të mbaj në nivel paritetin e ndonjë valute tjetër, pos euros, qe do te shkaktonte paraqitjen e inflacionit.
Së pesti, si Shqipëria ashtu edhe Kosova “nesër” do të jemi anëtare te BE-së, dhe valute te përbashkët do ta kemi euron. Andaj, nuk ka nevojë që euro si njësi monetare në Kosovë të ndryshohet në çfarëdo valute tjetër.
Së gjashti, konvertimi i një valute ne një valutë tjetër, shprehte negativisht si te biznesi ashtu dhe qytetarët, sepse ekziston pariteti i ndryshme ndërmjet valutave. Po ju përkujtojë, rastin e konvertimit te markës ne euro. Kishte keqpërdorime, sidomos ne tregti. Nëse çmimi ishte 2 marka, tregtaret po me te njëjtin çmimi shiteshin mallin e tyre ne euro, duke thëne ishte dy marka, tani është dy euro. Me këtë rast, konsumatori paguante, dy fishin e çmimit, sepse raporti i kursit de vizor ndërmjet euros dhe markës ishte: 1:2, pra 1 euro = me 2 marka.’’, u shpreh Limani.
Ndërsa ekonomisti Mustafë Kadrijaj, ka deklaruar për arbresh.info se një gjë e tillë do të shkaktonte efekte negative në shitblerje, do të destabilizonte tregun valutor dhe sipas tij nuk ka kuptim të largohet euroja që ka stabilitet të fortë dhe në vend të saj të futet në treg një valutë që është ndër më të dobëtat në BE
“Ndërrimi i valutës mund te jetë një dëshire, por aspak e realizueshme. Nuk mund që dy shtete të kenë të njëjtën valutë. Po ashtu Kosova ka orientim drejt Bashkimit Evropian që edhe shtetet më të forta kanë hequr nga tregu valutat e tyre ne moketin qe janë bërë anëtar të BE-së. Çdo ndërrim i valutës ka efektet negative ekonomike po ashtu nuk ka logjikë të largojmë nga tregu një valutë nder me stabilitet ne nivel botëror dhe te futim ne treg një valutë ndër më të dobëtat ne nivel rajonal, evropian e më gjërë. Kemi efekte negative në shitblerje, destabilizohet tregu valutor, ulët imazhi i Kosovës si shtet dhe si rezultat kthim mbrapa kur dihet për vlerën e dobët që e ka leku në tregun valutor”, ka thënë Kadrijaj.
Edhe ekonomisti Lulzim Beqiri, është njëri nga kundërshtarët e ndërrimit të valutës duke thënë se një gjë e tillë shkakton huti tek qytetaret ngase vlera e lekut bie apo ngritët varësisht nga politika dhe një krizë eventuale politike do të varfëronte qytetarët e Kosovës.
“Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës valutë e vetme zyrtare është euro. Ndonëse mendoj që lekut duhet ti jepet hapësirë me e madhe sepse Kosova dhe Shqipëria janë të lidhura ngushtë kombëtarisht, mirëpo pretendimi i partisë politike ne këtë rast VV nuk është i qëlluar sepse aktualisht Kosova dhe Shqipëria kanë qindra detyra tjera për ti përmbushur, bashkimin e odave ekonomike, krijimin e një tregu te përbashkët ekonomik, bashkimin e akademive te shkencave e deri te liga e përbashkët e futbollit. Prandaj propozimin për futjen e lekut si valutë e shoh me shumë si fushatë zgjedhore. Kosova është në prag te anëtarësimin në BE dhe valuta e vetme duhet te jetë euro. Mendoj se ka ndikim negativ dhe shkakton huti tek qytetaret ngase vlera e lekut bie apo ngritët varësisht nga politika dhe një krizë eventuale politike do të varfëronte qytetarët e Kosovës”, ka thënë Beqiri. /arbresh.info/
Ismajli mbrojtësi më i vlerësuar në Serie A
Media britanike “The Guardian”: Aventurë emocionuese skijimi...
Amerikanët zgjedhin mes dy vizioneve qartësisht të ndryshme
“E kemi çmuar aq shumë interesimin e popullit të Kosovës për...
Kurti: Ndihma nga Luksemburgu për Kosovën është lart mbi mes...
Lavrov: Rusia do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet e mundsh...