Edhe pse shkenca është përpjekur të studiojë se çfarë fshihet pas imazheve që shfaqen në mendjen tuaj kur jeni në gjumë, ende nuk ka ndonjë shpjegim të saktë.
Ajo që është e vërtetë, është se ekzistojnë disa situata që përsëriten në ëndrrat e njerëzve të ndryshëm, gjë që ka çuar në shfaqjen e hipotezave se pse shohim të tilla ëndrra. Sipas psikologut anglez Ian Wallace: ‘ëndrrat janë një përgjigje ndaj tensioneve emocionale me të cilat përballeni në jetën tuaj të përditshme, ato që ne zakonisht i mbajmë mend, ato që rezultojnë të jenë më emocionuese ose me kuptim’. Zbuloni cilat janë disa nga ëndrrat më të zakonshme që ekzistojnë dhe kuptimi i tyre sipas ekspertëve,
Ëndërroni se partneri juaj po ju tradhton.
Nëse ëndërroni se partneri juaj po largohet me dikë tjetër, do të thotë që keni shumë ngarkesë dhe se nënndërgjegjja juaj po ju thotë se duhet të kaloni më shumë kohë duke iu dedikuar vetes.
Ëndëroni me ish-in tuaj
Njerëzit që ju ëndërroni janë një reflektim i një konflikti në një aspekt të veçantë të jetës ose personalitetit tuaj. Nëse ëndërroni ish-in tuaj dhe ka qenë një person shumë i dashur, do të thotë që ju duhet të rilidheni me anën tuaj sentimentale. Nuk do të thotë që ai përson ju mungon, por se keni nevojë për emocionin që dikur të përcillte.
Të ëndërrosh që të bien dhëmbët
Dhëmbët janë të lidhur me besimin që keni në veten tuaj. Të ëndërrosh se po të bien dhëmbët do të thotë që vetëvlerësimi yt nuk është në gjendjen më të mirë.
Të ëndërroni se jeni lakuriq në publik
Të qenit lakuriq në ëndrrat tuaja mund të nënkuptojë se jeni në një situatë ku ndiheni shumë të prekshëm ose të ekspozuar.
Të ëndërrosh që kryeni marrëdhënie seksuale
Nuk ka domosdoshmërisht një kuptim erotik. Nëse keni ëndërruar ndonjëherë që të flini me dikë që e dini se nuk do ta bënit kurrë në jetën reale, do të thotë që po filloni të eksploroni krijimtarinë tuaj në jetën e përditshme. Kur ëndërroni që keni marrëdhënie me dikë të të njëjtit seks, do të thotë që keni një mendje të hapur dhe përqendroheni në disiplinat artistike.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...