Nuk ka asgjë të keqe nëse e kaloni një ditë duke bërë pazar dhe duke u vërdallosur nga një dyqan në tjetrin.
Blerja e gjërave për të kaluar kohën e lirë është argëtuese dhe zakonisht konsiderohet e shëndetshme, por një veprim i tillë i shpeshtë mund të ju dërgojë në disa zakone të rrezikshme dhe në një marrëdhënie aspak të shëndetshme, transmeton portali arbresh.info
Nga blerjet impulsive deri tek shpenzimet në buxhetin tuaj të vendosur, ka shumë shenja qëtregojnë se ju mund të jeni të fiksuar pas blerjeve.
Me kaq shumë mënyra për të larguar stresin, shpenzimi i parave nuk duhet të jetë mjeti krysor për ngritjen e gjendjes shpirtërore. Nëse ju bleni sa herë që ndiheni keq, atëherë ju jeni duke e kthyer blerjen në një veprim të heshtur stresues.
Blerjet impulsive janë shumë të rrezikshme, sepse tregojnë se në thelb ju keni humbur vetëkontrollin. Nëse kjo ndodh shumë shpesh, zakoni juaj i blerjes po ju kontrollon, në vend të anasjelltas.
Blerja e tepërt nuk duhet të jetë një arsye që më pas të ju pengojë të paguani një faturë thelbësore. Nëse blini aq shumë sa po e teproni rregullisht buxhetin tuaj, është koha për menduar mirë mbi shpenzimet tuaja.
Në momentin që jeni bërë të varur nga blerjet, humori juaj ndryshon. Ndjenja e të qenit e mërzitur vetëm pse nuk ia dolët të bleni një bluzë, tregon se ju tanimë jeni duke përjtuar makthin e varësisë.
Shumë njerëz blejnë një model rrobash, por me stilt ë ndryshëm. Ky është shpenzimi më i panevojshëm që mund të bëjë dikush.
Nëse keni shumë gjëra që sillen rreth jush, atëherë pa dyshim që jeni duke blerë gjëra kot. Gjërat e blera dhe që nuk janë përdorur janë një shenjë që ju tashmë e keni humbur kontrollin./arbresh.info/
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë