Kryeministri në largim dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka takuar familjarët e grupit Kumanova.
Haradinaj përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka shkruar se do të vazhdoj të jetë pranë familjarëve të të burgosurve në Maqedoninë e Veriut.
“Takova sonte, në shenjë kujdesi për djemtë tanë, familjarët e të burgosurve të rastit Kumanova. Do të vazhdojmë të jemi pranë familjeve të tyre, në pritje që drejtësia në Maqedoninë e Veriut, të bëjë zbardhjen e plotë të rastit, duke i rihetuar të gjitha rrethanat. Ua konfirmova atyre se sa më shpejt që merret vendimi përfundimtar, ne do ta ushtrojmë të drejtën sipas marrëveshjes me shtetin fqinj, që djemtë tanë ta vuajnë dënimin në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1355201091270968
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...