Për herë të parë në historinë e saj skuadra e Atalanta do të luajë në Champions League. Trajneri Gian Piero Gasperini, në prag të ndeshjes që skuadra e saj do të luajë ndaj Dinamo Zagreb, tha: “Sigurisht që të gjithë kemi emocione, por janë ndjesi pozitive. Sot jemi këtu me meritë, pas një sezoni të shkëlqyer, kualifikim i fituar me djersë”.
“Për herë të parë Atalanta ka mundësinë të luajë në këtë turne. Sigurisht që nuk na shohin si favoritë, por kjo na e bën më të lehtë punën. Ajo që vendos gjithçka është fusha. Nuk kemi asgjë për të humbur. E dimë që këtu niveli është shumë i lartë, por kemi një grup të mirë djemsh dhe mbi të gjitha kemi besim në forcat tona”, tha Gasperini.
Skuadra e Atalanta do t’i luajë ndeshjet e saj në stadiumin “San Siro” të Milanos.
“Edhe ne vetë jemi kuriozë të shohim se çfarë mund të bëjmë, deri ku mund të shkojmë. Pse jo, mund të jemi surpriza e këtij edicioni. Në grup luajmë ndaj 3 ekipesh që janë kampionë në vendet e tyre, ndaj nuk do të jetë aspak e lehtë”, tha Gasperini.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...