Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli është takuar sot me strukturat e këtij subjekti në Gjilan.
Para anëtareve dhe deputetëve të cilët ishin prezent në këtë mbledhje, Pacolli tha se gjithnjë ka qenë për mbështetje të anamoravës, duke e përmendur punën e autostradës, shkruan arbresh.info
“Pata bërë apel që mos ta anashkalojmë anamoravën. Ana e anamoravës ka mbetë jashtë radarit për autostradë. Kam qenë i zhurmshëm në mandatin e kaluar, por kishte përfunduar çdo gjë. Autostrada për Gjilan ka mund të lidhet në një mënyrë më logjike” tha Pacolli
Pacolli ka folur edhe rreth disa problematikave me të cilat përballet shteti i Kosovës, duke thënë se Kosova është lënë anash nga miqtë ndërkombëtarë për shkak politikbërjes në vend.
“Largimi i Kosovës nga miqtë tanë ka qenë gabim trashanik, Kosova është e lënë anash që nga marsi i vitit të kaluar. Ata do t’u ndihmojnë qytetarëve, por sa I përket formimit të shtetit të Kosovës, ata nuk na ndihmojnë sepse I kemi larguar vetë” tha Pacolli
Ndërsa qëndrimet e kandidatëve për kryeministër rreth taksës dhe detyrave të tjera, Pacolli ka quajtur të pavërteta.
Sipas tij ato janë vetëm premtime boshe.
“Është gënjeshtër që ata që thonë do bëhemi kryeministër, do i mbajmë taksën e detyrat tjerat, ata gënjejnë” tha Pacolli./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...