Google ADS

Pacolli: Rinia është shpresa më e madhe e vendit

17:56 | 17 Shtator 2019
Arbresh.info

Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur takim me strukturat e subjektit në qytetin e Vitisë.

Para të rinjve, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se kauza e tij për të cilën ai i është kthyer vendit është rinia e Kosovës, shkruan arbresh.info

 “Synimet e koalicionit tonë janë të njëjta, për një Kosovë demokratike, për një Kosovë me mundësi perspektivës për vendin tonë. Kauza jonë që më shtynë të jem këtu është rinia, është shpresa ime e madhe që kjo rini të merr timonin në dorë dhe të ecë. Rinia jonë është si një mollë e shëndoshë. Ne duhet të ecim me kohën dhe ky punësim që kam folur, duhet të jetë për rininë e Kosovës, rinia e Kosovës nuk është fajtorë për këto që kanë ndodhë” tha Pacolli

Pacolli gjithashtu tha se dëshirë e tij mbetet që rinia e Kosovës të ec përpara me proceset e Kosovës.

“Rina jonë është proaktive, një rini që ec baraz me kohën dhe që sot është në gjendje të bëjë mrekullia. Dëshira ime e paplotësuar është që të ecë rinia përpara me proceset e Kosovës” tha Pacolli

Pacolli tha se janë të hapur për koalicione paszgjedhore, por me punë të sinqertë dhe pa korrupsion.

“AKR-ja e ka synim punësimin e rinisë. Kush donë mund të hyjë në koalicion me ne por sipas mënyrës tonë, në mënyrë të sinqertë, aty ku nuk ka korrupsion” tha Pacolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme