Mesfushori spanjoll, Koke e ka konfirmuar dashurinë që e ndien për Atletico Madridin dhe nuk e ka fshehur dëshirën për t’u pensionuar në ekipin spanjoll.
Mesfushori kreativ spanjoll, Koke nuk e ka fshehur dëshirën për t’u pensionuar tek Atletico Madridi, shkruan Gazeta Express.
Përfaqësuesi spanjoll thotë se do të donte që t’i jepet mundësia që ta kalojë krejt karrierën tek “Los Colchoneros”, ndërkohë që e ka konfirmuar faktin se në mendjen e tij nuk qëndron ndonjë klub tjetër.
“Po, ëndërr imja ka qenë gjithmonë të pensionohem këtu. Në futboll nuk i dihet kurrë se çka do të ndodhë, shikojeni Xavin apo Iniestan për shembull. Plan imi është të pensionohem këtu dhe shpresoj që do të mund ta arrij këtë”, ka thënë Koke për të përditshmen spanjolle “Marca”.
Koke ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë të La Ligas në sezonet e fundit.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA