Këto janë renditjet  e subjekteve politike në fletëvotim në zgjedhjet e 6 tetorit

16:46 | 17 Shtator 2019
L G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka organizuar sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se zgjedhjet duhet të jenë demokratike dhe të pa presion ose probleme, raporton arbresh.info.

Daka gjithashtu tregoi se personat të cilët nuk përfshihen në administratën zgjedhore.

“Dua t’i ftoj subjektet qe të respektojnë kushtetutën e republikës së Kosovës. Zgjedhjet duhet të jenë pa presion, pa probleme. Personat që dyshohen që kanë vepra penale nuk përfshihen në administratën zgjedhore” tha Daka

Koalicioni AKR –Nisma dhe  PD, do të mbaj numrin 122, PDK me numër 112, Lëvizja Vetëvendosje me numër 126, AAK PSD me numër 119 dhe LDK me numër 134.

“Renditja e partive sipas shortit është: PDK – 112 Lëvizja Vetëvendosje – 126 AAK- PSD – 119 AKR – Nisma – PD 122 Partia Fjala – 125 Lista Serbe – 135 LDK – 134 Partia Euroatlantike e Kosovës – 129 Pokret Zagora – 117 Partia Liberale Egjiptiane – 111 Kosovaki Nevi Romani – 130 Esmir Kasi kandidat i pavarur – 132 Grandanska Iniciativa Gora – 133 Jedenstena Goranska Partia – 123 Koalicia VAKAT – 124 PKS – 115 Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 131 Partia Ashkalive për Integrim – numër 113”, ka thënë Daka./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme