Komuna e Ferizajt ka marrë masa disiplinore ndaj mësimdhënësit Xh.T për ushtrimin e dhunës fizike ndaj nxënësit të shkollës “Enver Topalli” në Greme të Ferizajt.
“Pamjet që qarkulluan sot në media ku shfaqej një video incizim ndërsa ushtrohej dhunë fizike nga mësimdhënësi me inicialet Xh. T ndaj një nxënësi të shkollës fillore të mesme e ulët “Enver Topalli” në fshatin Greme janë të papranueshme, të dënueshme, larg standardeve e traditës së sjelljes nga stafi i mësimdhënëse ndaj nxënësve”, thuhet në reagim.
“Komuna e Ferizajt, përkatësisht Kryetari i Komunës, Agim Aliu dhe drejtori i arsimit, Afrim Llabjani dënojnë këtë incident, me ç’rast njoftohen edhe qytetarët se pas marrjes së informatave të plota lidhur me rastin, Drejtoria e Arsimit, menjëherë ka nisur procedurën disiplinore dhe veprimet e tjera të parapara me ligj në rastet e tilla ndaj mësimdhënësit të lartcekur”.
https://www.facebook.com/KomunaFerizajt/posts/2520998217945998
“Këto pamje flasin qartë për nevojën e reformimit të thellë të sistemit tonë arsimor dhe si të tilla, janë të papranueshme për pushtetin lokal dhe të gjithë qytetarët që i kanë besuar fëmijët e tyre sistemit arsimor publik”, thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajt./Gazeta Express
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...