Nicole Scherzinger fitoi famë si liderja e grupi të vajzave Pussycat Dolls duke shitur 15 milionë albume dhe 40 milionë këngë në të gjithë botën.
Por mbi një dekadë Pussycat Dolls është ndarë. Por duket së kemi lajme të reja një nga grupet më të famshme në botë.
Raportohet se Nicole ka nënshkruar një marrëveshje për tu rikthyer tek grupi jashtëzakonisht popullor.
Daily Mail shkruan se 41-vjeçarja nënshkroi marrëveshjen miliona dollarëshe për tu bashkuar me vajzat në një turne të madh në të gjithë botën. Gjithashtu raportohet se ato kanë biseduar për të sjellë këngë të reja.
Pussycat Dolls përbëhet nga Nicole, Carmit Bachar, Ashley Roberts, Jessica Sutta, Melody Thornton dhe Kimberly Wyatt. Grupi u formua në vitin 2003 por u nda në 2009 mes spekulimeve mbi mosmarrëveshje mes vajzave për ‘sundimin’ e Scherzinger në grup.
Por duket se vajzat i kanë lënë mënjanë dallimet mes tyre dhe raportohet se do të rikthehen fuqishëm.
Raportohet se grupi do të njoftojë turneun e tyre në muajt e ardhshëm dhe pritet të fillojë në vitin 2020.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...