Edhe pse kryetari i Ohrit, Konstantin Gjeorgjieski në fillim të muajit, më saktë më 6 shtator paralajmëroi se është çështje dite kur do të fillojë rrënimi i ndërtimeve ilegale në këtë qytet, një gjë e tillë nuk ndodhi. Sot ai deklaroi se bëhet fjalë për proces që do të zgjasë një deri dy vite. Bëhet fjalë për ndërtime të ndryshme, duke filluar nga objekte hotelierike, tarraca të restoranteve rreth bregut si dhe objekte të tjera.
“Të gjithë e dimë se bëhet fjalë për problem që është grumbulluar me dekada dhe nuk mundemi me një aksion, për tre apo pesë ditë, apo një muaj ta zgjidhim” – tha Konstantin Gjeorgjieski, kryetar i Ohrit.
Gjeorgjieski thotë se Ligji për legalizim ka mundësuar që të ketë numër të madh të ndërtimeve ilegale në Ohër dhe se ky ligj do të jetë pengesa kryesore për menaxhimin me këtë problem.
“Po, ne kemi numëruar 409 lëndë që janë me vendim në komunë, por një pjesë e madhe e tyre kanë dorëzuar kërkesë legalizimi. Tani, derisa të mos refuzohen këto kërkesa për legalizim, s’mund të veprojmë lidhur me këtë. Këtu ka shumë labirinte juridike. Ne do të fillojmë të veprojmë në terren, por nga dita e parë, rezultatet nuk mund të jetë të shkëlqyeshme” – u shpreh Konstantin Gjeorgjieski, kryetar i Ohrit.
Këtë fundjavë për vizitë në komunën e Ohrit ishin ministri i brendshëm, Oliver Spasovski dhe ministri pa resor, Edmond Ademi, me qëllim të koordinimit për menaxhimin e problemit me ndërtimet ilegale ndërsa janë marrë vesh që aktivitetet e komunës të mbështeten nga institucioneve kompetente shtetërore./alsat
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...