Mathias Pogba është duke luajtur për momentin për CD Manchengon në Tercera Division në Sanjë dhe punon në programin e famshëm televiziv “El Chiringuito de Jugones”, ku ai vazhdimisht pyetet për të ardhmen e vëllait të tij, Paul Pogbas.
Mesfushori francez, Paul Pogba, e kaloi të gjithë verën e kaluar duke qenë i përfolur për një largim nga “Djajtë e kuq” dhe gjiganti spanjoll Real Madridi raportohej të jetë destinacioni i tij i preferuar.
Edhe pse trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e kërkonte me ngulm transferimin e Pogbas këtë verë, shpenzimet e klubit madrilen për transferimin e Eden Hazardit dhe Luka Jovicit e bënë të pamundur blerjen e francezit.
Si rezultat i kësaj, Paul Pogba mbeti në Old Traffordit edhe pasi u mbyll afati kalimtar i verës, megjithatë ai pritet ta kërkojë këtë transferim sërish gjatë afateve të ardhshme kalimtare.
“Ai [Zidane] dëshironte lojtarë të cilët nuk i mori, por unë nuk kam asnjë dyshim se ai do ta bëjë atë që nevojitet për ta kthyer skuadrën në nivelin që dëshiron ta ketë”, ka thënë Mathias për Radio Marca.
“Mua më pëlqen Zidane dhe atij i pëlqen vëllai im – të gjithë e dinë këtë gjë”.
Pogba është për momentin duke u rikuperuar nga një lëndim. Ai i humbi ndeshjet e Francës, kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 , kundër Shqipërisë dhe Andorrës, si dhe mungoi në ndeshjen kundër Leicester Cityt në Premierligë në fundjavë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...