Sulmuesi kosovar e mbylli eksperiencën japoneze, por tash është në kërkim të klubit të ri. Për momentin, ai nuk e ka marrë ndonjë ofertë zyrtare nga klubet australiane
Besart Berisha i dha fund eksperiencës japoneze, ku luajti me ekipin Sanfrecce Hiroshima.
34 vjeçari po synon të luajë sërish në futbollin australian, ku e arriti kulmin e karrierës.
Mirëpo, futbollisti kosovar nuk e ka gjetur ende klubin e ri.
Sipas mediave të huaja, në drejtim të ish-përfaqësuesit kosovar nuk ka arritur ende ndonjë ofertë konkrete.
Edhe pse disa klube si Wellington Phoenix, Westeen Sydney Wanderers e Central Coast Mariners kanë nevojë për sulmuesin koosvar, asnjëri për tyre nuk ka bërë ofertë për të.
Ndërkohë, ish klubet e tij, Melbourne Victory e Brisbane Roar nuk e duan rikthimin e Berishës në ekipet e tyre.
Berisha e kishte fituar katër herë titullin e kampionit në A-League me Melbourne dhe Brisbane.
Ai është bërë golashënuesi më i mirë në futbollin australian me 116 gola në 186 ndeshje.
Berisha e ka marrë pasaportën australiane dhe në vendin e “Kangurëve” tash do të llogaritet si lojtar vendor. /express
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...