Avokatja e Katica Janevës, Irena Frçkovska, në një intervistë për TV21 ka thënë se gjendja e ish-kryeprokurores speciale është përkeqësuar.
Ajo tha se javën e kaluar Katica Janeva ka marrë edhe terapi adekuate në burg.
Frçkovska thotë se gjendja shëndetësore e Janevës nuk është e mirë, sidomos ajo psikike.
Frçkovska tha se Janeva mund të dorëzojë padi penale ndaj Këshillit të Prokurorëve Publik për shkarkimin e saj si shefe e PSP-së dhe nga Prokuroria në Gjevgjeli.
Avokatja e Janevës tha se do të kërkojnë që klientja e saj të mbrohet në liri dhe se për këtë do të japin garanci pasurinë e saj.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...