Google ADS

LSDM: Për dy vjet janë siguruar pesë ilaçe të reja për sëmundjet e rralla

10:09 | 17 Shtator 2019
Arbresh.info

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se me shfuqizimin e kuotave për ilaçe me receta është zgjidhur problemi i mungesave të ilaçeve.

Ata thonë se për dy vjet janë siguruar pesë ilaçe të reja, ndërsa shtojnë se buxheti për sëmundje të rralla është rritur, përcjell telegrafi maqedoni.

“Për krahasim, në vitin 2016 buxheti për këtë qëllim është 203 milionë denarë, ndërsa këtë vit është 380 milionë denarë, kurse me rebalancin e buxhetit kemi siguruar 193 milionë denarë shtesë”, thonë nga LSDM.

Ata përfundojnë se këto janë vetëm disa nga masat për kujdes ndaj qytetarëve dhe pacientëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme