Një i ri shqiptar është vrarë në Britaninë e Madhe më datë 11 shtator. 21 vjeçari Serxhio Marku, u gjet fillimisht i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital.
Dy punonjës italian, të akuzuar për vrasjen, u arrestuan në paraburgim kur u paraqitën në gjykatën Lewes Crown, më 16 shtator.
“Serxhio, 21 vjeç, u gjet i plagosur rëndë kur policët hynë me forcë në një banesë në Rrugën Stafford në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (11 shtator). Ai kishte pësuar lëndime të rënda dhe u dërgua në Spitalin e Qarkut Royal Sussex, ku u konstatua më pas se kishte vdekur. Hetuesit tani po përpiqen të zbulojnë si përfundoi në banesë dhe lëvizjet e tij në para vrasjes”, njoftoi policia, shkruan tch
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj