Wayne Rooney thotë se ai beson se futbollistët amerikanë në Major League Soccer (MLS), ligën e nivelit të parë të futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk paguhen aq sa duhet, përderisa krerët e ligës janë duke u bërë gati për një marrëveshje të re me futbollistët këtë dimër.
Ish-sulmuesi legjendar i Manchester Unitedit ka qenë me DC Unitedin që nga vera e vitit 2018, edhe pse karriera e tij me klubin amerikan do të mbyllet në fund të këtij sezoni, pasi që anglezi do t’i bashkohet Derby Countyt, si trajner dhe futbollist.
Marrëveshja kolektive ekzistuese e ligës skadon më 31 janar të vitit 2020, për të cilën futbollistët kishin hyrë në grevë para se të arrihej marrëveshja në momentet e fundit, gjatë negociatave në vitin 2015.
Këtë herë, fokusi është te pagat e ngritura, akomodimet më të mirë në udhëtime dhe lëvizjet e shtuara të futbollistët, pasi që para katër vjetëve ishte arritur një marrëveshje një formë të kufizuar të transferimeve të lira. Mirëpo, Rooney thotë se ai beson se futbollistët e MLS meritojnë më shumë sesa që po marrin.
“Mendoj se lojtarët amerikanë paguhen më pak sesa që e meritojnë. Mendoj se ata meritojnë të marrin më shumë para në mënyrë që të jenë në të njëjtin vijë me futbollin në pjesën tjetër të botës, por edhe me sportet e tjera në SHBA”, tha Rooney për ESPN.
“Nuk po e them për përfitime të mia, unë natyrisht se nuk do të jem në këtë ligë vitin tjetër. Vetëm mendoj se është e drejtë për lojtarët amerikanë, që punojnë po aq sa të tjerët, që ta fitojnë të drejtën për t’u paguar më shumë për këtë punë”.
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut