Kandidatët e LDK-së i mbushin profilet e tyre me fotografi të Rugovës

09:04 | 17 Shtator 2019
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë me 110 kandidatë për deputetët.

E shumë nga ata që synojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës kanë zgjedhur të bëjnë fushatë të ngjashme.

Fitoren duan ta arrijnë në ‘krahë’ të ish-themeluesit të LDK-së dhe presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Shumica e kandidatëve rrjetet sociale i kanë mbushur me fotografi me Rugovën.

Ata që nuk kanë pasur mundësinë të realizojnë një të tillë, kanë zgjedhur ‘photoshop-in’, si një formë tjetër për të treguar se ‘rrënjët’ e tyre në LDK-në janë shumë thellë.

Kandidatja, Naime Osmani për këto zgjedhje ka publikuar një fotografi ndërsa mbrapa shihet Ibrahim Rugova. E photoshop-in e kishte përdorur në zgjedhjet e kaluara të mbajtura më 2017.

Edhe kandidati tjetër, Arton Gjokaj ka zgjedhur të fotografohet para fotografisë së ish-presidentit Rugova.

Fotografi të realizuara më Rugovën kanë publikuar edhe kandidatë e tjerë si Fetah Rudi, Ibish Mazreku, Bajrush Ymeri e Shefki Gashi.

Bajrush Ymeri

E ndryshe nga ta, Sali Cacaj, ish-shef i Protokollit të presidentit, Ibrahim Rugova rrjetin social ‘Facebook’ e ka të mbushur me fotografi të Rugovës.

Sali Cacaj

E në të shumtën e rasteve kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga LDK u ka munguar fotografia në kryetarin e tanishëm të partisë, Isa Mustafën./Arbresh.info/

Fetah Rudi
Shefki Gashi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme