Liga e Kampionëve kthehet sonte me superderbi mes të mëdhenjve të Evropës

08:41 | 17 Shtator 2019
Arbresh Info

Liga e Kampionëve kthehet në mënyrë të jashtëzakonshme. Sonte, në orën 18:55 dhe 21:00, disa ndër klubet më të mëdha të Evropës do të dalin në skenën e luftës për herë të parë këtë sezon, me qëllimin për ta nisur sezonin e ri të Ligës së Kampionëve me këmbë të mbarë.

Gara më prestigjioze e Evropës sonte do të sjellë ndeshje interesante për të gjithë – veçanërisht për neutralët, pasi që ata e kanë mundësinë t’i ndërrojnë kanalet për t’i shijuar të gjitha ndeshjet nga pak, përderisa tifozët e skuadrave që luajnë nuk mund ta humbin asnjë sekondë të ndeshjes së tyre, transmeton Gazeta Express.

Napoli – Liverpool

Fundjavën e kaluar, Liverpooli tregoi se nuk dorëzohet edhe kur gjërat vështirësohen, duke e përmbysur rezultatin në ndeshjen kundër Newcastle Unitedit. Pasi që Firmino mund të jetë i lodhur nga ajo ndeshje, Alex-Oxlade Chamberlain mund të luajë sot në një pozitë më ofansive se zakonisht.

Në anën tjetër, Napoli është gati të hakmerret për ndeshjen në fazën e grupeve të edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve, kur Liverpooli u shpall kampion i Evropës, dhe për këtë gjë mund t’iu ndihmojë Dries Mertens, që po kalon në formë të mirë.

Borussia Dortmund – Barcelona

Barcelona dhe Luis Suarez janë në një humor të pamëshirshëm para kësaj ndeshjeje. Ylli Ansu Fati, shënuesi i golit të parë të ndeshjen kundër Valencias, e ka shfaqur talentin e vet para botës dhe do të tentojë ta bëjë këtë gjë edhe një herë në Gjermani.

Dortmundi, që në skuadër ka lojtarë si Mats Hummels, Jadon Sancho, Marco Reus, Lukas Piszczek, vjen në këtë ndeshje pas fitoreve 5:0 dhe 4:0. Rrezik për Barcelonën nga skuadra e Dortmundit paraqet edhe ish-futbollisti katalonas, Paco Alcacer, i cili i shënon mesatarisht pothuajse një gol për ndeshje për klubin gjerman.

Që të dyja skuadrat vuajnë nga mbrojtje më të dobëta se sulmet e tyre dhe këtu fituesi mund të detyrohet të shënojë mjaft shumë gola për ta kaluar kundërshtarin.

Orari i plotë i ndeshjeve sonte:

Të ngjashme