Hristo Stoichkov ka thënë se tentimi i dështuar i Barcelonës për ta transferuar Neymarin në verë do ta instalonte një bombë brenda zhveshtores së tyre.
Dështimi në transferimin e sulmuesit brazilian ka lënë disa copëza që Ernesto Valverde duhet t’i mbledhë tani në mënyrë që të arrijnë suksese në këtë sezon.
Ivan Rakitic dhe Ousmane Dembele ishin dy lojtarët që do të shkonin në drejtim të Paris Saint-Germain, mirëpo në fund Blaugranasit dështuan ta rikthenin 27-vjeçarin në Camp Nou.
Për më shumë, Lionel Messi do të kishte hapësirë për t’u larguar nga skuadra katalunase, shkaku që lojtarët aktual nuk kanë mentalitet fitues.
“Nëse Barcelona do të transferonte Neymarin në këtë verë, atëherë do ta kishte instaluar një bombë brenda në zhveshtore”, ka thënë Stoichkov.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka thënë se Neymari për të është në mesin e lojtarëve më të mirë në botë dhe që dëshiron të luajë përsëri me të.
Mirëpo, nëse braziliani do të transferohej te Barcelona në këtë verë, atëherë do të kishte përçarje të mëdha brenda skuadrës, me lojtarët si Dembele, Rakitic, Umtiti, Semedo, Griezmann dhe disa të tjerë do të ishin të pakënaqur. /Telegrafi/
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...