Tusk sot në Shkup pritet nga Zaev dhe Pendarovski

08:30 | 17 Shtator 2019
M. A.

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Tusk do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Pas takimit është paraparë pres konferencë e përbashkët e Zaevit me Tuskun në ora 12:15 në Qeveri.

Vizita e Tuskut në Shkup është në prag të pritjes së vendimit për marrje të datës për fillim të negociatave me BE-në në tetor.

Mandati i presidentit aktual të Këshillit Evropian skadon më 1 dhjetor, ndërsa në vend të tij do të vjen kryeministri i Belgjikës, Sharl Mishel./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme