Liam Hemsworth ka zbuluar se martesa e tij shtatë-mujore me Miley Cyrus kishte marrë fund përmes rrjeteve sociale.
Aktori 29-vjeçar, thuhet të jetë zënë i papërgatitur nga deklarata e këngëtares, ku konfirmohej ndarja, të cilën Miley e publikoi sa ai ishte në Australi, transmeton portali arbresh.info.
Përfaqësuesit e Mileyt, njoftuan me 10 gusht që çifti ishte pajtuar të ndante rrugët, pas publikimit të fotografive të këngëtares duke e puthur tanimë të dashurën Kaitlynn Carter në Itali.
Një burim i revistës Page Six pretendon se aktori nuk ishte gati të publikonte ndarjen e tyre dhe ishte duke luftuar privatisht të shpëtonte martesën e tyre.
Një javë pas publikimit të deklaratës Liam bëri kërkesë për divorc nga Miley duke cituar ndryshimet e pariparueshme.
Aktori si duket ishte shokuar nga fotot e Miley duke puthur Kaitlynn./arbresh.info/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...