Të gjithë qytetarët më të drejt vote të cilët për shkak të aftësive të tyre të veçanta nuk mund të dalin për të votuar në vendvotimet e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mundëson që të votojnë në ditën e zgjedhjeve duke mos shkuar në vendvotim, por duke ua dërguar ekipin mobil në shtëpitë apo adresën që kanë kërkuar, raporton arbresh.info
Kështu bënë të ditur për arbresh.info, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Elezi thotë se periudha e regjistrimit të personave me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile do të bëhet nga 25 shtatori deri më 1 tetor, shkruan arbresh.info
“Mbështetur në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, në çdo proces zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mundëson Personave me Nevoja të Veçanta që të votojnë në ditën e zgjedhjeve duke mos shkuar në vendvotim, por duke ua dërguar ekipin mobil në shtëpitë apo adresën që kanë kërkuar. Periudha e regjistrimit të personave me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile do të bëhet nga 25 shtatori deri më 1 tetor”, tha ai.
Tutje tregon se në votues me nevoja të veçanta bëjnë pjesë tri grupe votuesish.
“Në Votues me Nevoja të Veçanta bëjnë pjesë këto 3 grupe votuesish: votuesit e ngujuar në shtëpi: votuesit me zotësi juridike të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotimin e zakonshëm për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër. Votuesit me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit me zotësi juridike në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara veçanërisht për të moshuarit, personat me aftësi të zvogëluar mentale në institucionet e kujdesit shëndetësor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit, ose votuesit në rrethana të veçanta: votuesit me zotësi juridike që jetojnë në bashkësitë, të cilët për shkak të zhvendosjes nga vendi afër vendvotimit të tyre të rregullt ose për shkaqe sigurie, nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre të caktuar”, ka thënë Elezi.
Ndërsa, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), vlerëson se rreth 30% e qendrave të votimit nuk kanë qasje për personat me aftësi te kufizuar, pasi mungojnë shiringat për të hyrë në qendrat e vendvotimit.
Sipas tij duhet të merren hapa të ndryshëm duke caktuar vendvotime për këta persona në shkolla ku ka pjerrina.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bënë zakonisht përcaktimin e qendrave të votimit nëpër objekte publike të tilla si shkollat apo qendrat e tjera sportive, andaj nuk është ekskluzivisht në përgjithësi e KQZ-së, që të sigurohet që shkollat në fjalë të kanë qasje për personat me aftësi të kufizuara. Në ciklet e kaluara zgjedhore në bazë të dhënave rreth 30% e qendrave të votimit nuk kanë qasje për personat me aftësi te kufizuar pra mungojnë shiringat për të hyrë në qendrat e vendvotimit, dhe në raste të tjera kur personat me aftësi të kufizuar kanë vendvotimin në katin e dytë të shkollës atëherë është e pamundshme për ta që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. KQZ-ja do të duhej të garantoj që të gjithë qytetarët kanë mundësi të ushtrimit të drejtës së votës dhe lidhur me këtë mund të merren hapa të ndryshëm qoftë duke caktuar vendvotime për ta nëpër shkolla ku ka pjerrina mirëpo duhet të ketë parasysh që të përcaktoj si qendra ato shkolla apo institucione publike që kanë qasje për persona me aftësi të kufizuara”, thotë ai.
Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme nacionale mbahen më 6 tetor, ndërsa fushata zgjedhore fillon me 25 shtator dhe përfundon me 4 tetor./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...