Google ADS

Arben Gashi: Strategjikisht, LDK e sheh partner të mundshëm Vetëvendosjen

00:52 | 17 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se kandidatja për kryeministre nga ky subjekt partiak, ka përparësi të pakrahasueshme për të realizuar programin që parashihet për mandatin e ardhshëm.

Gashi ka shtuar se për këtë mandat, një ndër shtyllat kryesore të kësaj partie, është edhe sundimi i ligjit, njofton Klan Kosova.

”Vjosa Osmani ka përparësi të pakrahasueshme në realizimin shtyllave kryesore. Është olekuant në komunikim, dhe ka potencialet e veta si një folëse mjaft e mirë e gjuhës angleze. Shumica e qeverive që udhëheqin në vendet anëtare të BE-së janë qeveri që udhëhiqen nga partitë që janë pjesë e Partisë Popullore Europiane. Në këtë rrethanë është një avantazh i pakrahasueshëm i LDK-së”.

”Tradita e raporteve ndërkombëtare që ka arrit me i ndërtuar Lidhja Demokratike e Kosovës, historikisht që nga koha e Presidentit Ibrahim Rugova. Kredencialet e LDK-së për ekonominë janë jashtëzakonisht të forta në këtë fushë sepse edhe në qeverisjen paraprake, LDK ka arrit të dëshmojë edhe për reformën fiskale edhe me reformën ekonomike që ka kapital të mjaftueshëm profesional dhe politik që mund ta çojë përpara këtë sistem. Shtyllat kryesore që kemi ne prioritet është ajo që ka të bëjë me sundimin e ligjit. Çdo gjë që ka të bëjë me sundimin e ligjit ka të bëjë me ekonominë, sigurinë e jashtme, të brendshme etj”.

Në Analizën Zgjedhore, Arben Gashi përmendi edhe planin për mirëqenien në familje që LDK ka në program për mandatin e ardhshëm, derisa pohoi se strategjikisht e shohin partner të mundshëm Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.

”Ne kemi vërejtur probleme me të cilat përballet shoqëria kosovare duke nisur nga ajo ekzistenciale. Nëse flasim për rënien e lindjeve, ka disa arsye – njëra është vështirësitë për mbajtjen e fëmijëve. Prandaj kemi vendosur në programin tonë të kemi që për çdo fëmijë të lindur, në vitin e parë të lindjes për çdo muaj të marrin nga 100 euro”.

”Ekipi i Osmanit është ekipi prej 110 kandidatëve për deputetë. Kemi shtatë ekipe të ekspertëve që kanë punuar në fusha të ndryshme. Por kjo s’do të thotë që unë apo dikush tjetër do të jetë ministër. Sa i përket orientimit strategjik të LDK-së për ndërtimin e partneriteteve qeverisëse, orientimin primar e kemi partnerë të qeverisë së sotme duhet të jenë opozita e nesërme. Opozita e sotme të jetë qeveria e nesërme e që i bie se LDK strategjikisht e sheh si partner të mundshëm Vetëvendosjes. Ky vendim pritet të mbetet në sferën e interesit momental në të cilën gjendet Kosova”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme