Reperi nga Ferizaji, Getinjo, së fundmi është përballur me një akuzë nga fansat për shkak se në tekstet e tij përdorë fjalë eksplicite e shpesh herë edhe ofenduese.
Por, këtë herë ai është kritikuar pasi në një nga projektet ka folur rreth komunitetet LGBT, komunitet ky që lufton për të drejtat e tyre.
Saktësisht, fjala është për një rresht në një nga këngët kur thotë ‘ti s’je G ti je LGBT’, fjali kjo që nxiti debat në mesin e atyre që e përkrahin këtë komunitet. Me këtë rast, 29-vjeçari ka bërë një postim në llogarinë ‘InstaStory’, derisa e sqaron të vërtetën rreth kësaj.
“Nganjëherë ndonjë tekst tingëllon qesharak , e nganjëherë nënçmues! Nuk kam qenë dhe nuk do të bëhem homofob kurrë. Muzika dhe teksti është ‘qesharak, aksion, dramë, realitet, gënjeshtër etj”.
“Nëse kisha pas qëllim ta ofendojë komunitetit LGBT do kisha përdorur fjalë të tjera dhe do kisha bërë një këngë komplet kundër. Por jo, ky nuk është mesazh negativ e as pozitiv, këto dy rreshta ‘..ti sje G, ti je LGBT’, janë veq rreshta me pak komedi brenda. Respekte, uroj që të jeni të lumtur si njerëz dhe të lumtur si shpirtra”, ka shkruar në postimin e tij reperi shqiptar.
I njëjti këtë vit solli projekte të shumta, të cilat u mirëpritën nga publiku, kurse të fundit e solli në bashkëpunim me kunatën e saj, Loredanën, “Feuer”, në kuadër të albumit të ri të kësaj të fundit. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...