Duhet të kalojë një dekadë e plotë që klasat e stërngarkuara me nxënës të mbeten në histori ndërsa të rejat të numërojnë maksimum 30 nxënës, ashtu siç parasheh ligji i ri për arsim fillor thonë mësimdhënësit. Deri në atë kohë, shumë shkolla fillore do të përballen me vështirësi të mëdha për zhvillimin e procesit mësimor sepse në klasa të caktuara numri i nxënësve arrin mbi 37 nxënës. Në shkollën “Penko” të komunë së Butelit më problematike janë klasat e gjashta me numër më të madh të nxënësve. Sipas drejtorit, Enis Memeti, pranimi i nxënësve të ri është rezultat i vendosjes së familjeve të reja në afërsi të shkollës në fjalë.
“I bëjmë klasat me numër më të madh vetëm shkaku i nxënësve që jetojnë në afërsi të shkollës të sistemohen në shkollën tonë, të komunës së Çairit. Për këtë shkak ndodhë problemi më numrin e madh të nxënësve në shkollën “Penko”. Përndryshe, po t’i marrim vetëm të komunës së Butelit nuk e kemi atë problem, por është jo njerëzore ta lësh fëmijën që 10 metra larg shkollës banon të mos regjistrohet këtu e të shkojnë dy tre kilometra në larg në shkollat tjera”, deklaroi Enis Memeti, Sh.F. “Penko”.
Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në shkollën fillore “26 korriku” të komunës Shuto Orizarë. Sipas psikologes, edhe në këto momente zhvillohet regjistrimi i nxënësve të rinj në klasa të ndryshme si rezultat i mungesës së një objekti shkollor në lagjen Vizbeg.
“Numri, mund të them se ende nuk është final sepse kemi prej shkollave tjera, prej vendeve tjera që po shpërngulen në komunën e Shuto Orizares, në Vizbeg. Momentalisht kemi 184 nxënës në klasë të parë që formojnë 6 paralele. Sipas ligjit të ri tash, një paralele numëron minimum 20 nxënës, maksimum 30 nxënës ndërsa ne kemi tepricë.. Shumë kemi has në vështirësi, sepse kemi mungesë të klasave numri i madh i nxënësve, i paraleleve”, u shpreh Gjykmen Ismail, SH.F. “26 korriku”.
Përfaqësuesit e dy shkollave të lartpërmendura njoftuan se Ministria e Arsimit tashmë ka dhënë pëlqimin për hapjen e paraleleve të reja në klasë të parë por jo edhe klasave të reja pavarësisht që numri i nxënësve arrin madje në 40. Dy shkollat në fjalë kanë numër rekord të nxënësve për shkak se përfshijnë nxënës të komunave të ndryshme, si ajo e Butelit, Çairit, Shuto Orizares dhe Karposhit./Alsat/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...