Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate, duke folur për vendimin e Hradinajt për dorëheqje nga posti i kryeministrit, tha se ishte veprim jo-korrekt ndaj partnerëve të koalicionit.
Por, ish-zëvendëskryeministri tha se koalicioni përfundoi ashtu siç edhe nisi.
“Kosova s’ka mundur të shkojë tutje kështu. Vendimi i Haradinajt ishte i tij. Por, është elementare të bashkëbisedosh me partnerët për vendimin, pasi partnerët të kanë zgjedhur. Për këtë arsye partnerët kanë mosbesime rrugës. Veprimi i Haradinajt ishte jo i duhur dhe jokorrekt ndaj partnerëve, të cilët ta kanë besuar postin më të rëndësishëm të vendit. Është dashur së paku të na falënderohet, e pastaj të marrë vendimin. Siç u krijua ky koalicion, ashtu edhe shkoi. Koalicioni u bë për shkak të posteve, jo për program. Përfundoi sikurse edhe nisi, shpejt. Të japësh dorëheqje pa i njoftuar partnerët, nuk është partneritet”, tha Limaj në KTV.
Ai tha se motivi i dorëheqjes është individual dhe s’mund të detyrohet askush që të qëndrojë apo shkojë.
Limaj tha se “pothuajse të gjithë ishim lodhur në këtë qeverisjen e fundit, jo vetëm Haradinaj”.
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...