Moti i ligë ka kapluar Meksikën, e pas shirave të rrëmbyeshëm rrugët e qyteteve janë shndërruar në “lumenj” duke marrë gjithçka para vetes, madje edhe disa qytetarë që kishin mbetur jashtë.
E këtë gjë më së miri e dëshmon një video amatore e filmuar në qytetin meksikane Cuernavaca, ku shihet një grua duke u munduar të kapet në pemë pasi ujërat e rrëmbyeshëm e shtynin me shpejtësi të madhe.
Personi që e filmon dëgjohet duke bërtitur “dikush ta ndihmojë”, derisa gruaja që kishte në shpinë një çantë lufton më gjithë forcën për t’i mbijetuar ujërave të rrëmbyeshëm.
Meksika shpesh goditet nga moti i ligë e në veçanti gjatë këtij muaji që konsiderohet atje “si muaji i shiut”, dhe autoritetet për këtë vazhdimisht janë në gjendje gatishmërie për më të keqen. /Telegrafi/
Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?
Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te ...
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
Rasti i Hotel Grandit/ Pacolli i reagon Haxhiut: Askush në k...
Zebërvoki eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Liverpooli i ofron Alexander-Arnold një kontratë ‘astronomik...