19:53 | 16 Shtator 2019
Arbresh Info
Muzika e ka një mënyrë të përshkimit përmes këndeve të zbrazëta dhe mbushjes së ambienteve me substancë.
Muzika ju ndihmon të relaksoheni, mund t’ju bëjë të qani, e madje mund t’ju bëjë edhe të ndiheni të gjallë.
Por, a mundet muzika t’ju bëjë më produktivë?
Hulumtimet e kryera mbi këtë çështje tregojnë se personat të cilët dëgjojnë muzikë i kryejnë detyrat më shpejt dhe në përgjithësi kanë ide më të mira.
Megjithatë, ekspertët kanë treguar se varësisht nga lloji i muzikës që e dëgjoni, ajo mund të ketë edhe efekt të kundërt.
Ata i kanë identifikuar pesë faktorë të cilët e përcaktojnë se kur muzika ndikon pozitivisht në produktivitet e kur negativisht:
1: Struktura muzikore. Këngët me strukturë më komplekse muzikore, siç është “Muffin Man” e Frank Zappas, mund të jenë më shpërqendruese për dëgjuesit sesa këngët me strukturë më të thjeshtë, siç është “Leaving on a Jet Plane” nga John Denver.
2: Teksti. Teksti mund t’ju shpërqendrojë sepse ju nxitë të përqendroheni në mesazhin e këngës.
3: Shprehitë e dëgjimit. Nëse dikush është mësuar të dëgjojë muzikë duke punuar, atëherë zakonisht është më mirë për atë person të dëgjojë muzikë.
4: Vështirësia e detyrave. Nëse një detyrë të cilën duhet ta kryeni në punë kërkon më shumë mendim dhe përqendrim, atëherë muzika mund ta bëjë më të vështirë atë detyrë.
5: Kontrolli. Kur muzika i imponohet dikujt, atëherë zakonisht është më shpërqendruese sesa kur personi zgjedh vet të dëgjojë muzikë. /Telegrafi/