21-vjeçari shqiptar, Serxhio Marku, u gjet i lënduar rëndë kur forcat e policisë hynë në një apartament në Brajton, Britani e Madhe, të mërkurën e 11 shtatorit.
Ai u dërgua në spitalin Royal Sussex County por nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda.
Hetuesit anglezë po përpiqen të zbulojnë se si kishte përfunduar në atë apartament, dhe se çfarë lëvizjesh kishte kryer më parë. Për shkak se kanë shumë pak informacion, policët u bëjnë thirrje kujtdo që di diçka që t’i ndihmojë me çështjen.
Dy punonjës kuzhine me emra italianë, Françesko Dagostino (44 vjeç) dhe Xhuzepe Petriçone (45), janë akuzuar nga policia për vrasjen dhe u paraqitën në gjyq për të dëgjuar akuzat.
Të dy të akuzuarit do të mbahen në burg gjatë gjykimit, ndërkohë që seanca e radhës është më 1 nëntor.
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën