Është një situatë e zakonshme për ata që udhëtojnë shpesh me aeroplan. E lidhni rripin e sigurimit, i dëgjoni udhëzimet e sigurisë para fluturimit dhe e përgatitni veten për një fluturim të këndshëm.
Pak momente pas këtyre, ju e dëgjoni pilotin duke thënë: “Zonja dhe zotërinj, tani jemi duke fluturuar në lartësinë prej 11,000 metrave”
Pastaj relaksoheni dhe shumë gjasë e shijoni fluturimin duke u freskuar me ndonjë pije.
Por, sa prej jush keni ndaluar të mendoni se përse aeroplanët fluturojnë në këtë lartësi?
Sipas ekspertëve, lartësia më e zakonshme në të cilën fluturojnë aeroplanët është mes 10,000 dhe 12,800 metrave në lartësi mbidetare.
Për ta pasur më të lehtë që ta kuptoni sa e madhe është kjo lartësi, vetëm kujtojeni se maja e Malit Everest është 8,848 metra.
Zona në të cilën fluturon aeroplani quhet stratosferë e ulët, e cila është menjëherë mbi troposferën, pjesën më të ulët të atmosferës.
Fluturimi në këtë zonë ka shumë përfitime.
Arsyeja më e madhe për të fluturuar në këtë lartësi ka të bëjë me efiçiencën e karburantit. Ajri i hollë ndikon që aeroplani të përdor më pak karburant për ta mbajtur shpejtësinë.
Thënë më thjeshtë, në këtë lartësi ka më pak rezistencë të erës, më shumë fuqi, e rrjedhimisht më pak përpjekje nga aeroplani.
Po, ka “trafik” në ajër. Fluturimi në lartësi më të madhe nënkupton se aeroplanët mund t’i shmangin zogjtë, dronët, helikopterët dhe avionët e lehtë që fluturojnë në lartësi më të ulëta.
A keni menduar ndonjëherë se përse pamja jashtë dritares së aeroplanit mund të jetë me diell një moment dhe me shi posa të ateroni në aeroportin ku do të zbrisni? Gjithçka ka të bëjë me lartësinë.
Shumica e aeroplanëve fluturojnë mbi troposferën, ku zakonisht ndodhin çështjet e motit.
Normalisht se turbulenca prapë ndodh në aeroplan, por në lartësi të madhe turbulencat janë shumë më të rralla.
Një lartësi e madhe iu jep pilotëve rehati pak më të madhe kur janë në ajër: kohën! Sipas ekspertëve, nëse diçka ndodh që kërkon zbritje emergjente, atëherë lartësia e madhe iu jep pilotëve më shumë kohë për ta rregulluar situatën ose për ta gjetur një vend ideal që të zbresin.
Jo të gjithë aeroplanët janë të krijuar që të fluturojnë në të njëjtën lartësi. Lartësia në të cilën fluturon aeroplani përcaktohet nga pesha dhe gjendja atmosferike në kohën e udhëtimit. Faktorë tjerë janë edhe drejtimi i fluturimit, sasia e turbulencave dhe kohëzgjatja e fluturimit. /Telegrafi/
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...