Një mërgimtar belg është ankuar për rrethanat e pasigurta politike, racizmin, korrupsionin dhe shkallën e lartë të krimit.

3: Nigeria

“Në të vërtetë nuk jemi të lirë, nuk mund të ecim rrugëve dhe nuk mund të shoqërohemi me nigerianët. Gjithmonë ekziston mundësia e rrezikut”, ka deklaruar një anketues hungarez.

4: Argjentina

Anketuesit mërgimtarë të cilët jetojnë ose punojnë në Argjentinë kanë deklaruar se ky shtet nuk është i sigurt dhe se njerëzit nuk janë miqësorë.

5: India

Supozimet rreth femrave të huaja se janë të “lehta” për t’u zënë, e bëjnë Indinë vend të pasigurt. Veç kësaj, edhe politika, tensionet sociale dhe ndotja e madhe e ajrit e bëjnë atë një shtet të pasigurt.

“Njerëzit më shikojnë tërë kohën, më fotografojnë, më flasin keq, provojnë të më mashtrojnë vetëm se supozojnë që jam turist i pasur” – ka deklaruar një tjetër mërgimtar kanadez. /Telegrafi/