Vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për publikun, përkundër viteve dhe prurjeve të veçanta që ka realizuar deri më tani.
Vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për publikun, përkundër viteve dhe prurjeve të veçanta që ka realizuar deri më tani.
Fjala është për Adelina Ismailin, e cila shquhet për karrierën e bujshme profesionale dhe tashmë numëron fansa të shumtë gjithandej.
Këngëtarja shqiptare po ashtu është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale dhe në Instagram ndiçet nga hiç më pak se 140 mijë njerëz.
Me këtë rast, ajo ka publikuar disa fotografi pranë bashkëshortit Val Krasniqit, e që duken tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit. Diva e muzikës shqiptare gjithashtu këto imazhe i ka shoqëruar me thënie mjaft domethënëse, dedikuar bashkëshortit të saj.
“Nuk dëshiroja të bi në dashuri, tërësisht. Por, ju më pas buzëqeshët. E dija që do të doja përgjithmonë”, ka shkruar në njërin nga postimet artistja Ismaili. “Gratë janë krijuar për të qenë të dashura, jo të kuptohen”, shkruan në tjetrin imazh 39-vjeçarja.
Në ndërkohë, Adelina është duke e shijuar sukesin e këngës së fundit “Qikat”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperen Rina Balaj, dhe është përpunim i një prej projekteve të vjetra të saj. /Telegrafi/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...