Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Maqedonia e Veriut, Naser Nuredini.
Pas takimit Matoshi u shpreh se me homologun nga Maqedonia e Veriut, kanë diskutuar për projekte të ndryshme në fushën mjedisore dhe për një bashkëpunim të mundshëm si rajon, pasi Kosova nuk është anëtare në OKB dhe përmes Maqedonisë mund të ketë qasje në fonde të ndryshme të organizatave botërore.
“Është kënaqësi për mua që bashkë me bashkëpunëtoret e kabinetit sot ta presim ministrin e ri të Mjedisit Jetësore të Planifikimit në Republikën e Maqedonisë Veriore Naser Nuredinin me bashkëpunëtoret e tij në një takim vëllazëror dy palësh të dy vendeve fqinjë që kanë kultivuar raporte bashkëpunimi edhe në të kaluarën në fushën e mjedisit. Jemi të vëmendshëm që sfidat që i kemi për mjedisin e pastër, në luftën tonë kundër ngrohjes globale dhe luftën për rezerva ujore për ambient me të pastër për jetë më të shëndetshëm jonë sfida plotësisht të përbashkëta të dy vendeve sepse prej këtyre problemeve asnjëra nuk njeh kufi janë probleme qe tejkalohen kufijt mes të dy vendeve dhe vetëm se bashku mund të arrijmë që ti zgjidhim një nga një me vullnet dhe përshkutimi të përbashkët”.
Matoshi thotë se kanë folur edhe për çështjen e cilësisë se ajrit që ka prekur edhe Maqedoninë Veriore, që parashohin 73 milionë euro për ndërrimin e filtrave të “Kosovës B”.
“Gjithashtu diskutuam për çështjen e ngritjes së cilësisë së ajrit, dhe e njoftova me lajmin jashtëzakonshëm që në kuvendin e Kosovës në seancë e vet të fundit para shpërndarje aprovoj marrëveshjen e fondit IPA që parashihen 78 milion euro për ndërrimin e filtrave të Kosovës B nga e cila ka pasur ndonjë kohë pas kohe edhe Republika e Maqedonisë veriore. Po ashtu biseduam edhe për mbrojtjen e ujërave ndërkufitare përmes Kosovës dhe Maqedonisë veriore për mundësit e përbashkëta”.
“Si shtet që nuk jemi anëtar në OKB kemi vështirësi sa u përket konferencave ndërkombëtare dhe aty presim mbështetjen e Maqedonisë Veriore që të jemi prezent në këto konferenca dhe të kemi qasje në fonde. Më 21 shtator do të jetë dita e pastrimit të globit ministri do të jetë në OKB ne do të jemi këtu dhe do të kemi disa aktiviteteve të përbashkëta për të dërguar mesazhin se si rajon jemi për të ndarë mbeturinat nga jeta”, tha ai.
Ministri i Mjedisit të Maqedonisë Veriore, Naser Nuredini, tha se shpreson që ky takim të jetë i frytshëm dhe bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen në mes të dy vendeve.
“Mendoj që diskutimi ishte i frytshëm. Ne kemi diskutuar për menaxhimin kemi diskutuar për të punuar së bashku në çështje të ndryshme. Besoj që ky takim do të jetë vetëm fillimi shpresoj për një bashkëpunim në të ardhmen”, tha ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/375697739768105/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...