Ish-futbollisti anglez, Alan Shearer, i cili tash bën rolin e analistit sportiv, e ka akuzuar mbrojtjen e Manchester Cityt si fajtore për humbjen ndaj Norw
Kampioni i Ligës Premier pësoi humbjen e parë sezonale në Carrow Road, ndërsa ka mbetur pesë pikë prapa Liverpoolit në tabelën e kampionatit anglez.
Shearer ka thënë se Pep Guardiola duhet të shqetësohet për situatën, në të cilën ndodhet skuadra e tij e sidomos duhet t’i kushtojë vëmendje fazës së mbrojtjes.
“E gjithë katërshja e mbrojtjes dukej nervoze dhe e pasigurt gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa gabimet individuale ishin fatale”, ka theksuar ish-sulmuesi i Newcastle United.
John Stones dhe Nicolas Otamendi ishin shënjestrat kryesore të Shearer, të cilët i ka kritikuar shumë për paraqitjen e tyre.
“Dyshja ishte jashtëzakonisht zhgënjyese, që do të jetë një shqetësim i vërtetë për Guardiolan në muajt në vijim, derisa nuk ka alternativë tjetër”, ka shtuar 49-vjeçari.