Google ADS

Mbahet festivali i imigrantëve në Argjentinë

12:38 | 16 Shtator 2019
Arbresh Info
Në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, u mbajt festivali i ditës së imigrantëve, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme, transmeton arbresh.info

Mijëra njerëz i janë bashkangjitur festivalit të organizuar nga Administrata Autonome e Qytetit të Buenos Aires në Bulevardin Maji, i cili është mbyllur për trafikun.

Gjatë festivalit, rreth 40 grupe etnike që jetojnë në Buenos Aires, nga Bullgaria në Haiti dhe nga Lituania e deri në Kinë, i promovuan veshjet e tyre tradicionale, vallet dhe ushqimet./arbresh.info

 

 

 

Të ngjashme